Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti përmes llogarisë së tij ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, me zv.ministrin Bajram Gecaj, për të ndihmuar Komunën e Lipjanit në implementimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Smallushë”, transmeton LipjaniNews
“Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, me zv.ministrin Bajram Gecaj, për të ndihmuar Komunën e Lipjanit në implementimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim publik në fshatin Smallushë”.
Projekt i cili është shumë i rëndesishëm për banorët e këtij lokaliteti dhe arrinë vlerën 82,500.00 euro”, shkruan Ahmeti./LipjaniNews.com/