Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e zgjedhjeve nacionale në vend.
Zgjedhjet e mbajtura më parë kanë pasur edhe sfida nga më të ndryshmet e ndër to më problematike ka qenë vjedhja e votës.
Në të shumtën e rasteve është raportuar për vjedhje të votës, cenim i të drejtës së kandidatit, kanosje e kandidatit, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie ose marrje e ryshfetit, keqpërdorim të drejtës së votimit, pengim i procesit të votimi etj.
Me afrimin e ditës së daljes në votime shtohet edhe dëshira për një proces sa më të drejtë dhe transparent.
E lidhur me këtë proces Indeksonline ka siguruar shifra të vitit 2016 për dënimet që janë dhënë lidhur me vjedhjen e votave në zgjedhjet e kaluara.
Në bazë të shifrave nga zgjedhjet e kaluara del të jenë gjithsej 837 persona të akuzuar. 798 prej këtyre akuzave kanë të bëjnë me keqpërdorim të drejtës së votimit, 10 prej tyre me keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, 7 për pengim të procesit të votimit, 6 për cenim të fshehtësisë së votimit, 4 për falsifikimi të rezultateve të votimit, 3 për asgjësim të dokumenteve të votimit, dhe gjashtë të tjerë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.
Ndryshe lëndë të zgjidhura deri më tani janë vetëm 111 prej tyre.
Numri më i madh i dënimeve të dhëna është “Dënim me kusht”, ku 233 prej tyre janë dënuar në këtë mënyrë. Gjithsej persona ndaj të cilëve ende nuk ka përfunduar procedura gjyqësore janë 508, teksa nuk ka asnjë aset të konfiskuar.