86 milionë euro nga Franca për trajtimin e ujrave të zeza

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert, të cilin e ka njoftuar me prioritetet e MZHE-së nën drejtimin e tij.

Ministri Lluka me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Chabert për mbështetjen që Franca i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë, duke theksuar se zhvillimi i sektorëve strategjikë është nevojë imediate për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kreu i MZHE-së ka theksuar se zhvillimi i sektorëve si energjia dhe minierat do të jenë fokus i punës së tij, derisa ka shtuar se vëmendje e rëndësishme do t’i kushtohet edhe ndërmarrjeve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ministri Lluka ka vënë në dukje se projektet që janë në proces të realizimit siç është TC Kosova e Re dhe projektet tjera do të kenë një dinamikë të shtuar të realizimit.

Gjithashtu, u diskutua edhe për projektin për trajtimin e ujërave të zeza, me vlerë rreth 86 milionë euro që financohet nga Qeveria e Francës, për të cilin Ministri Lluka e siguroi diplomatin francez se së shpejti do të krijohet njësia që do merret me implementimin e tij.

Një vend të rëndësishëm gjatë takimit zunë edhe diskutimet për zhvillimin e Trepçës dhe promovimin e projekteve në sektorët sektorin e energjisë, minierave, ujërave etj.

Gjatë takimit, Ministri Lluka dhe Ambasadori Chabert kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa u theksua se Franca edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme