SPAK organizoi një aksion në Ministrinë e Brendshme ku u vunë në pranga 8 zyrtarë të kësaj ministrie dhe 1 u la në arrest në shtëpie. Ky aksion vjen pas një hetimi të gjatë në lidhje me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, i cili ka kushtuar 2 .8 miliardë lëke buxhetit të shtetit.
Vetëm 6 ditë para zgjedhjeve, në një intervistë në “Babaramo”, kryeministri Rama ngriti zërin, i quajti akuzat thashetheme, madje dhe u largua nga studioja duke lënë intervistën në mes.
Debati mbi tenderin e uniformave:
Edi Rama: Të lutem shumë se unë s’kam ardhur këtu për kapelen e policëve
Ilir Babaramo: Po flasim për fonde publike, për 24 milionë euro
Edi Rama: Do të them mirupafshim të dashur teleshikues, ta bëj unë rolin tënd dhe të largohem
Ilir Babaramo: Ok, vazhdojmë më tej.
Edi Rama: Jo i dashur, s’kemi si vazhdojmë ne më tej, unë jam kryeministër i Shqipërisë, s’jam këtu për muhabet dhe thashetheme.Të lutem shumë, s’kam ardhur tëkomentoj thashethemet e dynjasë, më bëj pyetje të të jap përgjigje.
Ilir Babaramo: Pse s’janë pyetje këto?
Edi Rama: Po ça pyetje është kjo, kapelja e policit kushton kaq, ça lidhje kam unë, ku hyj unë këtu mor zotëri? Unë jam kryeministër i Shqipërisë, të dielën shqiptarët do të votojnë…Di gjë ti se unë bëj kapele policësh, di gjë ti se unë mbaj kapele policësh? Ku hyj unë këtu? Po flet me shitësin e kapelerisë? Apo po flet me prodhuesin e kapeleve? Se kjo që po bëjmë ne falë teje, kjo është skena e një teatri absurd ku bëhet parodi për gazetarin që merr në intervistë kryeministrin.
Ilir Babaramo: Nejse, e tejkalojmë këtë, ka një shembull. Por ju si piktor psh, a ndiheni mirë për logon e operas. /albeu.com/