Kusari: Mjegulla ishte vetëm arsyetim për anulimin e vizitës së kryeministrit të Malit të Zi

Sipas deputetes Mimoza Kusari-Lila, mjegulla ishte vetëm një arsyetim për anulimin e vizitës së kryeministrit malazias, Dushko Markoviq, ndërsa vizita është shtyrë për të shfrytëzuar deri sa të ka një vendim nga lidershipi kosovar për temën kontestuese të Demarkacionit me Malin e Zi

Kusari Lila ka ironizuar me arsyen e anulimit të vizitës së kryeministri të Malit të Zi për shkak të kushteve meteorologjike.

“E tërë Kosova do të vazhdojë të jetë në mjegull deri sa ka vendime dhe qasje oportune të lidershipit të vendit”, ka shkruar Kusari-Lila.

Sipas saj, kryeministri malazez do të mund të vinte në Kosovë pa problem, po të ishte funksional aeroporti i Gjakovës.

“Ndërsa, mjegulla e aeroportit e cila pengoi ardhjen e KM të Malit të Zi, Dushko Markoviq, mund të ishte evituar, sikur të ishte funksional Aeroporti i Gjakovës”, ka shtuar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme