Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 16:46
Panik dhe frikë në qytetin gjerman të Chemnitz ku raportohet se një pjesë e tij është bllokuar nga policia, pasi dyshohet për një rrezik serioz të vazhdueshëm.
Policia ka evakuar banorët nga një rrugë në qytet, të martën në mëngjes, si një masë paraprake.
Ndërsa, një zëdhënës i policisë ka bërë apel për banorët e zonës që të mos transmetojnë asnjë pamje në rrjetet sociale, të tipit foto dhe video.
Mësohet se policia e ka justifikuar evakuimin e një pjesë të banorëve nga rruga ku dyshohet se mund të jetë vatra e zjarrit, si diçka të nevojshme për sigurinë e tyre.
“Ne kemi një rrezik të qëndrueshëm në lagjen ‘Fritz Heckert’ dhe kemi derguar grupet e gatshme ne terren”, shtoi policia.