Shpëtohen 131 emigrantë në brigjet e Peloponezit

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 17:32

Shpëtohen 131 emigrantë në brigjet e Peloponezit  pasi kanë dërguar një sinjalizim se anija e tyre po fundosej

Rreth 131 emigrantë u shpëtuan mëngjesin e sotëm në brigjet e Peloponezit pasi kanë dërguar një sinjalizim se anija e tyre po fundosej, njoftuan rojet bregdetare greke.

“Kontingjenti i emigrantëve kombësia e së cilëve nuk bëhet e ditur ishin nisur drejt Italisë me një anije rreth 18 metra të gjatë”, sipas agjencisë greke Athens News Agency (ANA).

Në panik nga kushtet mjaft të vështira meteologjike, ata dërguan një mesazh për ndihmë nëpërmjet numrit 112, numri i urgjencës evropiane.

“Pesë emigrantë mundën të shpëtonin duke notuar deri në breg ndërsa pasagjerët e tjerë u sollën në portin Modon, në brigjet jugperëndimore të Peloponezit”, sipas ANA-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme