Treni del nga binarët afër Nju Jorkut, dhjetra të plagosur

Sakte.net / E diel, 09 Tetor 2016   –  10:26

Një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët në afërsi të Nju Jorkut dhe dhjetëra njerëz janë plagosur, thanë  zyrtarët amerikanë për BBC, transmeton Syri.net.

Incidenti ndodhi në një New Hyde Park në Nassau County. Të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Treni me 12 vagonë i linjës hekurudhore Long Island kishte 600 pasagjerë kur doli nga shinat rreth orës 21 me orën lokale të së shtunës (1:00GMT).

Sipas njoftimeve, ai goditi një tren pune rreth32 km në lindje të bashkisë së Manhatanit në Nju Jork, përcjell Syri.net.

29 persona u dërguan në spital me plagë të tilla si kocka të thyera, ndërsa të tjerët me lëndime më të vogla u trajtuan në vend. Fatmirësisht, njoftimet thanë se dëmet ishin minimale, u shpreh guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Pasagjerët thanë për mediat vendore se ata panë shkëndija në dritare pasi treni filloi të tundej para se të godiste diçka dhe të fillonte të ngadalësonte.

Linja hekurudhore që është një nga më të ngarkuarat në zonën e Nju Jorkut u mbyll pas rrëzimit të trenit.

Muajin e kaluar, një grua u vra dhe 108 të tjerë të plagosën pasi një tren udhëtarët u përplas në një stacion hekurudhor në Nju Xhersej./Syri.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme