Hapat se si të siguroheni që mesazhet tuaja në “Messenger” mos t’i lexojnë të tjerët

Duke u nisur nga fakti që njerëzit kanë filluar të shpërndajnë në “Facebook” statuse që pretendojnë se të dhënat dhe të gjitha mesazhet do të bëhen publike, kompania “Facebook” po u jep përdoruesve një mundësi që mesazhet e tyre të mbeten tërësisht private. Pra të mos jenë të arritshëm as nga vetë punonjësit e “Facebook”
Siç dihet, kompania ka bërë pak muaj më parë të njëjtën gjë me platformën e komunikimit “WhatsApp”.

Këtë mënyrë të re kompania e ka quajtur “Biseda Sekrete” dhe jo vetëm ruan privatësinë, por ju jep dhe mundësinë për t’i venë mesazhet në atë që quhet “vetë-shkatërrim”, pra që ato të fshihen pas një kohe të vendosur nga ju.

Ja si funksionon kjo metodë:
Kushti i parë është që të keni versionin e fundit të aplikacionit në telefonit tuaj.

Së dyti, duhet të zgjidhni se në çfarë pajisjeje doni ta aktivizoni, sepse mund të funksionojë vetëm në një të tillë.

Dhe së treti: zgjidhi një shok nga lista juaj, pasi të jetë hapur dritarja e çatit, shtypni “I”-në që është brendashkruar një rrethi, në cep të dritares dhe zgjidhni opsionin” Secret Conversation”

Pasi i kryet këto hapa, ikona e aplikacionit tek personat që keni zgjedhur opsionin e bisedës sekrete, do të kthehet në ngjyrë të zezë, pra jo si ne rastin normal dhe mesazhet që çoni do jenë tërësisht private./albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme