Erdogani hapi tunelin e parë nën Bosfor

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i pari kaloi me automjet përmes tunelit të parë, i cili nën Bosfor e lidh anën evropiane dhe atë aziatike të Stambollit, që është megaprojekti më i ri i këtij qyteti të Turqisë.
Në fotografië, që i ka publikuar kabineti i presidentit shihet ecja e parë nëpër tunelin “Euroazia”. Erdogni dje ishte në timonin e një automjeti të zi, në vendin e pasagjerit ishte Binali Jëldirim, ndërsa me ta ishte edhe ministri i Qarkullimit, Ahmat Arsllan.
“Sot e bëmë ecjen e parë provë përmes një projkti historik turk” tha Erdogani.
Ndërtimi i tunelit të gjatë pesë kilometra, në dy nivele filloi në vitin 2011. Tuneli për opinionin do të hapet më 20 dhjetor. Falë tunelit nga njëra anë e Stambllit deri në anën tjetër të tij në vend të 100 minutave do të arrihet për 15 minuta.
Ministri Arsllan deklaroi se shoferëve përdorimi i tunelit “Euroazia” do t’i kushtojë katër euro plus tatim. Projekti ka kushtuar rreth 1,25 miliardë dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme