Tubohet komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së, nuk tregohet tema

Asnjë nga anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk kanë deklaruar lidhur me atë se çka është diskutuar sot në këtë komision.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Donika Kadaj-Bujupi tha se takimi ishte i mbyllur dhe se nuk mund të ndaj informata se çka është diskutuar.

“Ishte takim i mbyllur për media, rrjedhimisht nuk mundem të ndaj informata më shumë. Po ju them edhe një herë ishte takim i mbyllur. Faleminderit”, tha ajo pas përfundimit të takimit, trasnmeton kp.

Kadaj-Bujupi nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse në këtë komision është diskutuar për vrasjen e një të riu nga Kosova në Siri, ashtu siç kanë raportuar dje mediat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme