Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkupit ka ngritur kallëzim penal për “vrasje”, kundër personit O.A (28), nga Shkupi.
Më 20 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orës 17:30, në rrugën “John Kenedi”, i kallëzuari ka gjuajtur me armë automatike AK47 në drejtim të personit B.I (24), nga Shkupi, i cili më pastaj ka vdekur në qendrën emergjente “Nënë Tereza”.
I akuzuari ka përdorur veturë “Jugo” në natën e krimit. Pas hetimeve të njëpasnjëshme, janë mbledhur dëshmi dhe fakte të ndryshme, u gjet vetura e përdorur, dhe në bazë të të gjitha aktiviteteve hetimore, është ngritur akuza për vrasje.
SPB ka shpallur fletarrest për personin O.A pasi që është i pakapshëm.