Kapet shtetasi i Maqedonisë me lëndë narkotike në kufirin turk

Afër 15 kilogramë lëndë narkotike marihuanë janë konfiskuar nga një shtetas i Maqedonisë në vendkalimin kufitar Ipsala të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, pas një denoncimi ekipet e sigurisë kufitare kanë kanë kontrolluar automjetin me targa SU5328AC të drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë me inicialet I.D., i cili ka qenë duke hyrë në Turqi.

Pas kontrollit, ekipet kanë konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 858 gramë marihuanë të ndara në 37 pako, të cilat ishin vendosur në pjesë të fshehta të automobilit.

Drejtuesi i automjetit I.D. është arrestuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme