Flet 15 – vjeçarja, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt

Vajza vetëm 15 vjeçare, tash e një javë është mbyllur në shtëpinë e saj. 15-vjeçarja me inicialet E.B, nga Komuna e Ferizajt, thotë se ka arsye të fort që nuk don të ketë kontakt me njerëzit e tjerë.

E mitura thotë se zyrtarët Komunal dhe disa punonjës tjerë brenda këtij objeki institucional, që nga java e kaluar përhapen propagand në qytet se ajo ishte vetmuar për rreth tre orë në njërën nga zyrat e Komunës.

Duke mos pasur ndjenjën e fajit, E.B, në një intervist ekskluzive për arbreshi.info shpalos detajet se për cfarë ishte të mërkurën e 7 shkurtit në zyrën e Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, e ku po dyshohet se me pjesëtarin e komunitetit ashkali, ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

E mitura, ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me 53 vjeçarin, për të cilin thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme