Kryetarja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq ka deklaruar se gjatë bisedave me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk kanë arritur pajtim në shumë çështje të hapura, se diku – diku janë afruar, ndërsa ka shfaqur besimin se për disa çështje të tjera në të ardhmen mund të pajtohen e t’i zgjidhin, transmeton Koha.net.
Ajo ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve brehen nga e kaluara, po ka shtuar se është mirë që të vazhdohen bisedimet, njoftojnë medie serbe.
Ajo ka thënë se me Vuçiqin janë pajtuar që për kufirin ndërmjet dy vendeve qeveritë të fillojnë bisedimet pas dy vjetësh.
Kroacia ka ngulur këmbë për respektimin e të drejtave të minoritetit kroat në Serbi.