Peterle kërkon që të vazhdohet me reformën elektorale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, i cili ia dorëzoi raportin për zgjedhjet në Kosovë.Presidenti Thaçi dhe Peterle u pajtuan që zgjedhjet në Kosovë ishin të lira, demokratike, duke përmbushur standardet evropiane.Shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle ka kërkuar që të vazhdohet me reformën elektorale.
Me këtë rast, presidenti Thaçi ka theksuar se brenda spektrit politik në Kosovë ekziston një gatishmëri për të përfunduar reformën elektorale.Kjo reformë sipas presidentit Thaçi do të forcojë edhe më shumë demokracinë në vend dhe do të modernizojë sistemin elektoral në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme