Sakte.net / E martë, 11 Tetor 2016 – 12:40
Policia federale e Gjermanisë e ka rihapur stacionin e trenit në qytetin Rastatt në jugperëndim të Gjermanisë, pasi që nuk gjeti asgjë të dyshimtë pas kërcënimit me bombë.
Policia e evakuoi dhe e rrethoi stacionin e trenit mëngjesin e sotëm, pasi që pranoi një kërcënim për bombë rreth orës 9.15., transmeton Express.
Gjermania është e alarmuar, pasi dje u arrestua një refugjat sirian, pas dy ditësh ndjekje nën dyshimin se po planifikonte sulm islamik me bombë. /Express/