Sakte.net / E martë, 11 Tetor 2016 – 12:54
Natyra është magjistari më i mrekullueshëm në botë. Ajo bashkon ngjyrat dhe formacionet për të krijuar peizazhe magjike, që mahnisin me bukurinë e tyre. Kësaj radhe për ju kemi përzgjedhur 15 lumenjtë më të bukur në botë…
Odeleite – Portugali
Lumi Odeleite rrjedh nëpër Portugali, ndërsa buron në malet Serra de Caldeirao. Ky lumë njihet edhe me emrin “Dragoi i kaltër”, dhe jo pa arsye. Foto: karmadecay
Li – Kinë
Lumi Li njihet jo vetëm për peizazhet përrallore që krijohen gjatë rrjedhës së tij, por edhe për peshkimin me pelikanë, që mund të shihet në qytetin Lijiang.Foto: liveinternet
Caño Cristales– Kolumbi
Ky lumë më shumë ngjyra është i njohur në mbarë botën. Ngjyrat e tij janë rezultat i ndikimit të diellit mbi algat dhe myshkun – sidomos gjatë periudhës qershor-nëntor. Foto: funpress
Alatna– SHBA
Ky është një prej lumenjve më të bukur në SHBA. Ai buron në Brooks Range në Alaskë.Foto: SSP
Soca – Slloveni, Itali
Për shkak të ngjyrës së tij, lumi Soca është pagëzuar me emrin “bukuria e smeraldtë”. Ky lumë tërheq entuziastët e sportit me kajakë. Foto: amazingplacesonearth
Zambezi– Afrikë
Mbi 2 milionë njerëz çdo vit vizitojnë ujëvarat e mrekullueshme të lumit Zambezi. Më e mahnitshmja prej tyre është padyshim Victoria– që është dhe ujëvara më e madhe në botë. Foto: miroved
Yangtze– Kinë
Ky është lumi më i gjatë, jo vetëm në Kinë, por dhe në gjithë Azinë. Yangtze është lumi i tretë më i gjatë në botë. Foto: sqnews
Heart – USA
Lumi Heart bashkohet me lumin më të gjatë në SHBA, Missouri, në Dakotën Veriore. Qëllojani pse ky numër quhet “Zemra”…Foto: yvision
Colorado – USA
Ky lumë është atraksion i preferuar për turistët. Në grykën Glen, lumi Colorado rrethon një shkëmb gjigant, duke formuar një patkua të jashtëzakonshme natyrore. Foto: wordpress
Amazon– Amerika Jugore
Amazoni nuk është vetëm lumi më i madh në botë me sasinë e ujit që shkarkon, por, dhe një prej lumenjve më piktoresk në botë. Foto: 2300sjz.com
Lena – Rusi
Lena është lumi më i madh në Siberinë verilindore. Të ashtuquajturat “Shtyllat e Lenës” janë formacione të pabesueshme gjeologjike. Foto: unbelievableinfo
Futaleufú– Argjentinë dhe Kili
Ky lumë me ngjyrë të mrekullueshme bruzi rrjedh nëpër territoret e Argjentinës dhe Kilit, ndërsa tërheq adhuruesit e sportit të raftingut dhe kanuve nga e gjithë bota. Foto: flickr.com
Hudson – SHBA
Lumi Hudson rrjedh nëpër shtetin e New Yorkut. Ky lumë është emëruar sipas Henry Hudsonit, i cili e zbuloi atë në vitin 1690.Foto: Guy Sapir
Danubi – BE
Danubi piktoresk rrjedh nëpër 10 shtete të Evropës. Ai është arteria kryesore e ujit në Evropën Qendrore, ndërsa njihet si muzë e figurave më të njohura të kulturës evropiane. Foto: Jennewein Photograph
Mississippi – SHBA
Mississippi më të drejtë quhet edhe “tualet” në Amerikën Veriore. Ai kalon nëpër 10 shtete dhe është sistemi më i madhi i drenazhit (kullimit) në kontinent. Foto: Matt Kauffman. /NGJYRA.COM/