Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova ka ftuar në takim liderët e të gjitha partive politike në Kosovë.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se ky takim do të mbahet prej orës 14:30 dhe do të diskutohet për marrëveshjen e re të demarkacionit.
Po ashtu burimet e Indeksonline kanë thënë se seanca e Kuvendit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit do të mbahet shumë shpejtë.