Haradinaj bëri homazhe tek varri i Rugovës dhe shtatorja e Zahir Pajazitit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Ai më pas ë vazhdoi homazhet te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, si dhe te ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Haradinaj homazhet i nisi në Prekaz, në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”.

Haradinaj bën homazhe në Prekaz, e cilëson vend të sakrificës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ditën e ka filluar me homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ku bashkë me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar kanë vendosur kurora lulesh në varret e Jasharajve.

Haradinaj ka kujtuar heroizmin e familjes Jashari, duke e cilësuar Prekazin si vend i sakrificës.

“Jemi këtu në vendin e sakrificës, vendin e kthesës në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, përulemi me respekt”, tha Haradinaj.

I pyetur për gjendjen jo të mirë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, për të cilin janë investuar miliona euro, Haradinaj pohoi se është nder për institucionet e vendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për rregullimin e këtij kompleksi.

“Është nder që ky vend të nderohet nga institucionet e vendit dhe çdo veprim i nevojshëm i paraparë do të ndërmerret në kohën e duhur. D.m.th. s’ka asnjë pengesë që mos ta nderojmë veten dhe këtë vend të nderuam dhe të shenjtë”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme