Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq po merr pjesë në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të Bashkimit Europian që po zhvillohet në Bullgari.
Nga Sofja ai ka polemizuar me ministrin të Punëve të Jashtme gjermane Sigmar Gabriel i cili pardje në Prishtinë ka thënë se Kosova është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Madje Daçiqi është kërcënuar:
“Absolutisht është kundërproduktive që disa ministra të Punëve të Jashtme në Beograd të sjellin mesazhe arrogante se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, citon b92 të ketë thënë Daçiq.
“Për Serbinë njohja e pavarësisë së Kosovës dhe situata atje janë sfida më e madhe e mbrojtjes e cila për pasojë ka edhe shumë kërcënime të qytetarëve të saj marrë para sysh diskriminim dhe dhunën që pjesëtarë e bashkësisë serbe i kanë në Kosovë që nga viti 1999”, ka thënë Daçiq
Në vazhdim ai e ka përsëritur gënjeshtrën e Beogradit se nga Kosova janë dëbuar 200 mijë serbë dhe se janë kthyer vetëm 1.9 për qind e tyre.
Në fund ia i ka fajësuar institucionet e Kosovës se nuk po respektojnë Marrëveshjet e Brukselit.