Arrestohet boksieri shqiptar dhe i bllokohen 23 milion euro pasuri

Një bandë e fuqishme dhe me një shtrirje të gjerë të aktivitetit është bllokuar gjatë orëve të fundit nga policia Italiane. Pasuritë e sekuestruara të këtij grupi në përbërje të të cilit kishte edhe shqiptarë arrijnë vlerën 23 milionë euro. Janë sekuestruar pasuritë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të klanit mafioz “Casalesi” ku bëjnë pjesë dhe 3 shqiptarët: Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi.

Hetimet nisën në tetor të 2013 në kuadër të operacionit “Criminal Games” për të goditur rrjetin e tipit mafioz që ushtronin aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje.

Me kërcënim dhe dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve. Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian dhe europian në peshën mesatare.

Hetimi u zgjerua nga policia e Romës në një operacion me kodin “Vento del Est” (Era e lindjes), i cili zbuloi se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”. Hetimet çuan sot në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme