Kocijas: Emër me përcaktim gjeografik, pa përkthim

Materializohen negociatat për emrin. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas ka përgatitur plan 7 pikësh, 20 faqesh për zgjidhjen kontestit shumëvjeçar, me të cilin këtë muaj do të vijë në Maqedoni. Në intervistë për televizionin grek Alfa, Kocijas konfirmoi se debatohet për identitetin dhe ndryshimet kushtetuese.

Jemi për edhe për përdorim të brendshëm edhe të jashtëm, edhe për marrëdhënie ndërkombëtare edhe për marrëdhënie bilaterale. Pra, ka emër dhe ai përdoret, por vijnë edhe shtesa. Identiteti, uniteti, gjuha. Miqtë e mi në Shkup besojnë se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës. Atë nuk mund ta bëjnë tani, nuk kanë shumicë. Gjithsesi, ne besojmë se në mënyrë që marrëveshja të sjellë stabilitet afatgjatë dhe kosolidim me këtë vend, janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, në të kundërt lihet hapësirë për konflikte në të ardhmen – deklaroi Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Duke sqaruar preferencat e ndryshme të palëve rreth propozimeve, Kocijas tha se pranon emër të papërkthyeshëm me përcaktues gjeografik si: Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re, ose Maqedonia-Vardar. Ndërsa shefi i diplomacisë maqedonase, Dimitrov tha se nuk është I fiksuar pas ndonjë propozimi, pos në zgjidhje dinjitoze.

Ose Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Veriore, Maqedonia e Vardarit ose Maqedonia-Vardar. Ka debat. Emri të jetë në shkrim latin, të jetë në anglisht, prej ku do të përkthehet në të gjitha gjuhët. Mendoj se këtë e dëshiron Shkupi. Dëshira ime është pak më komplekse. Do të doja që ai emër të tregonte një Maqedoni tjetër, një etnitet gjeografik, jo trashëgimtare historike të Maqedonisë greke – theksoi Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Kam kritere dhe qëllime. Nuk jam shumë I fiksuar në diçka konkrete. Dua që populli im të jetë me kokë lart, përderisa përshëndetemi dhe shtrëngojmë duart rreth zgjidhjes. Nuk do të mund të pranoja zgjidhje që nuk është dinjitoze, pavarësisht karrierës sime personale. Nacionalizmi ishte keqpërdorur. Prandaj momentalisht nacionalizmi është I dobët në Maqedoni dhe mundohemi ta zëvendësojmë me atë që e quajmë patriotizëm vizionar. Ku duam ta shohim vendin për 10 vite, për 15 vite – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Ndërkohë, Akademia greke e Shkencave me një komunikatë theksoi se zgjidhja e çështjes është në dobi të dy palëve, por se parakusht për të njëjtën është ndryshimi i Kushtetutës, eliminimin e kërkesave irredentiste që përfshin: librat, hartat gjeografike, përmendoret e Aleksandrit të Madh, përvetësimin e historisë, kulturës dhe simboleve greke./Alsat-M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme