Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Eurodeputetja Fajon ka thënë se së shpejti do ta procedojnë në Parlamentin Evropian çështjen e vizave.
“E mirëpresim nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Kosovës dh Malit të Zi për Demarkacionin. Si raportuese qëndrojë e përkushtuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Fajon.
Fajon theksoi se me t’u plotësuar dy kushtet, Demarkacioni që është afër përmbylljes, dhe luftimi i korrupsionit, Parlamenti Evropian do të nisë procedurat për liberalizim të vizave.
“Ne do ta procedojmë në Parlamentin Evropian kur të dy kushtet plotësohen. Këtë ua kemi borxh qytetarëve”, ka shkruar Fajon.