Edhe Deklarata e Përbashkët bazohet në Marrëveshjen e mëhershme për Demarkacionin

Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve – transmeton Periskopi.

Por, kjo shkaktoi përçarje të mëdha në Kosovë. Dhe në një mënyrë, kundërshtimi i marrëveshjes e bëri Ramush Haradinajn për herë të parë me një kauzë – e më vonë, edhe kryeministër.

Marrëveshja ishte nënshkruar atë kohë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa nga pala malazeze kishin nënshkruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjevic.

Pika 9 e kësaj Marrëveshjeje thekson se “Mosmarrëveshjet eventuale lidhur me interpretimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje zgjidhen nga qeveritë e palëve, në rrugë diplomatike”.

Pra, kjo Deklaratë, megjithëse u paraqit si një e arritur e madhe që do të çonte në liberalizim vizash – në fakt duhet të ngre pikëpyetje të reja, ndër të cilat: pse nuk u arrit deri më tash një Deklaratë e Përbashkët, ose pse nuk u bënë përpjekje që përmes ‘rrugëve diplomatike’ të zgjidhej mosmarrëveshja?

Në Deklaratën e Përbashkët, pika 6 thotë që “DUKE KONFIRMUAR vullnetin e shprehur në nenin 9 të Marrëveshjes së nënshkruar nga të dy shtetet se mosmarrëveshjet eventuale lidhur me zbatimin e Marrëveshjes zgjidhen nga Qeveritë e palëve nëpërmjet kanaleve diplomatike”

Ajo që është e çuditshme nga e gjithë kjo, është mosproblematizimi i nenit të 9 të Marrëveshjes, as nga Pozita e as nga Opozita e mëhershme. /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme