Clinton uron 10 vjetorin e pavarësisë: E nisëm 19 vjet më parë për ta shpëtuar Kosovën

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka uruar kosovarët për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, proces ky në të cilin Clinton kishte pasur rol të jashtëzakonshëm, transmeton Sakte.net

Në urimin e tij, Clinton ndër të tjera ka kujtuar edhe vizitën e tij në Kosovë, pas përfundimit të bombardimeve ndaj forcave të Slobodan Milosevicit.

“Ndërkohë që konflikti po përfundonte dhe refugjatët po ktheheshin, unë udhëtova për në Kosovë për të falenderuar forcat amerikane dhe për t’u takuar me liderët lokalë. Gjithashtu vizitova një shkollë fillore në Ferizaj ku takova fëmijët e prindërit, të cilëve iu thashë që NATO e fitoi luftën, por ju duhet ta fitoni paqen”, shkruan Clinton.

Clinton foli edhe për Gjykatën Speciale, ku u dërgoi mesazh kosovarëve duke thënë që krimet e supozuara që janë kryer në të kaluarën duhet të adresohen.

“Demokracia e mirëfilltë nuk është vetëm sundim i shumicës, por kërkon mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos pas vrasjes së Oliver Ivanovic, i cili përbënte forcë për pajtim mes palëve”, shkroi Clinton.

Ish-presidenti, që konsiderohet prej më meritorëve për çlirimin e vendit, tha që prej nga kosovarët që në 10 vitet e ardhshme të punojnë më shumë për ruajtjen e paqes dhe hapjes së mundësive ekonomike. /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme