Kur Rexhep Selimi kishte marr dekoratë nga Hashim Thaçi

Supozohet që kishte qenë viti 1999 kur në atë kohë, Hashim Thaçi kishte graduar, kryeministrin e sotëm të vendit, Ramush Haradinajn, deputetin e VV-së Rexhep Selimin, deputetin e AAK-së, Ahmet Isufin dhe ish-deputeti i AAK-së, Lahi Ibrahimaj.

Pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, kishin pranuar gradimin nga Thaçi që u kishte bërë në atë kohë. Por pas gati 19 viteve, Rexhep Selimi po refuzon të gradohet nga Hashim Thaçi.

Në një listë të publikuar në media, Hashim Thaçi kishte planifikuar ta dekorojë ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimin, tani deputetin e Vetëvendosjes.

Por Selimi, po refuzon të dekorohet nga Thaçi. Thotë se dekorata nga ai nuk i bënë nderë asnjë luftëtari të UÇK-së.

“Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim. Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi. Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së.Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, ka shkruar Selimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme