Shoqata “Thirrjet e Nënave”, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në mënyrë simbolike do t’i vendosë fotografitë e martirëve të kombit, në rrethojat e Objektit të Qeverisë së Kosovës.
Vendosja e këtyre fotografive do të bëhet në mënyrë simbolike nga “Thirrjet e Nënave”, sot më 17 shkurt 2018 në orën 10 e 30 minuta, në rrethojat e Qeverisë në Prishtinë, thuhet në njoftimin për media të shoqatës.
Sipas shoqatës, “ky akt nderon të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës por njëkohësisht përcjell mesazhin për të gjitha institucionet e Kosovës që të mos i harrojnë mbi 1600 persona të zhdukur nga kriminelët serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që eshtrat e tyre kanë mbetur ende në Serbi si pengje të politikës”./SAKTE.NET