Pas përfundimit të mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës, i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka folur për media.
Haradinaj ka thënë se janë krijuar kushtet për ta kaluar Demarkacionin por që ende nuk kanë biseduar me Listën Serbe, raporton lajmi.net.
Ai tha që beson që seanca nuk do të mbahet nesër por javën që vjen dhe deri atëher do të sigurohen votat e mjaftueshme për ta kaluar. /Lajmi.net/