Burime të lajmi.net brenda Kuvendit të Kosovës bëjnë të ditur se shtyrja e seancës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi është bërë me kërkesë të LDK-së pasi që kjo parti nuk i ka të gjithë deputetët prezentë për të dielën.
Një kërkesë për shtyrje të mbajtjes së seancës e ka pasur dje edhe shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti në mbledhjen e Kryesisë.
Lajmi.net po ashtu merr vesh se seanca pritet të mbahet të martën.