Monumenti 10-vjeçar që ruan thelbin e shtetësisë

Mund të jetë monumenti me “moshën” më të re që e ruan shteti, por për këtë të fundit është i rëndësisë thelbësore. Është hiç më pak se dokumenti ku u shkrua Deklarata me të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës e shpallën Pavarësinë e Kosovës këtu e dhjetë vjet më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Saktësisht më 17 shkurt të vitit 2008, ditë e diel. Përfundoi së shkruari çerek ore para orës 16:00 të asaj dite, me nënshkrimin nga deputeti i fundit, që, sipas radhës alfabetike, i binte të jetë deputetja Zylfie Hundozi. Prej atëherë është konservuar në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Me iniciativë nga Muzeu i Kosovës, nga tetori i vitit 2017, u shpall nën mbrojtje me Listën e përkohshme të mbrojtjes së monumenteve të kulturës.

Deklaratën e kishte shkruar Shyqri Nimani, artisti shumëdimensional. Rrëfimin për krejt emocionet, përvojën e punën përgjatë kaligrafisë ai e kujton edhe një herë në kohën kur Kosova po mbush dekadën e parë të mëvetësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme