Kurti uron 10 vjetorin nga Prekazi i Jasharajve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kryesinë dhe deputetët e Vetëvendosjes kanë bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz, njofton Klan Kosova.

Kurti nga atje i ka uruar të gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së shtetit.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Sot, me 17 shkurt, e gjithë Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kremtojnë dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dhe, unë, që të gjithë i uroj për këtë festë shumë të rëndësishme për popullin, shoqërinë e për kombin tonë.

Por, njëkohësisht, neve na ndajnë më pak se tri javë nga Epopeja e UÇK-së, nga koha kur flijimi i tre brezave të Jasharajve do t’i mbushë dy dekada. Ne duhet që ta ndërlidhim çdo festë tonën shtetërore me atë që është e pazgjidhshme: me luftën çlirimtare, me kryengritjen popullore dhe me sakrificat e mëdha të popullit tonë, simbol madhështor i së cilave është pikërisht sakrifica dhe flijimi i Jasharjave.

Image may contain: 4 people, people standing, suit, sky and outdoor

Me 17 shkurt teksa padyshim festojmë, në të njëjtën kohë, padyshim edhe kujtojmë e përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë dhe se rrënjët e saj janë në gjakun e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit.

Ne sot jetojmë të lirë duke ju falënderuar atyre që e dhanë jetën për liri.

Image may contain: 1 person, standing, sky and outdoor

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme