Basha: Rama paska hapur thesin edhe në Prishtinë, po i jep mend edhe Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në facebook ka komentuar vizitën dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë ditën e sotme.

Basha shkruan se Rama pasi mbushi vendin me drogë e vodhi zgjedhjet tanimë po jep mend edhe në Kosovë.

“Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin e edhe në Prishtinë. Futi kriminelët në qeveri dhe parlament, e mbushi vendin me drogë, çoji 500 mijë shqiptarë në emigracion, vodhi zgjedhjet, dhe tani po i jep mend Kosovës. Turpi i shqiptarëve, ky gënjeshtar i droguar!”,- ka shkruar Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme