Në 10 vjetorin e Pavarësisë, Kosova është shumë me fat që ka në mesin e saj yllin e Kosovës, yllin e muzikës botërore, Rita Ora, të cilën kryeministri Ramush Haradinaj, pas një takimi miqësor e ka falënderuar përzemërsisht për mundësinë që të jetë në festën e Kosovës me artin aq të mirë të muzikës që Rita e ka.
“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora”, tha Haradinaj.
Pas takimit, në një deklaratë për media, kryeministri, pasi falënderoi yllin e muzikës botërore, i dhuroi hartën e artë të Kosovës dhe i uroi shëndet.
Ylli botëror, Rita Ora, e cila në takim shoqërohej nga prindërit e saj, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen që ia bëri.