Walker në kërkim të vajzës 4 vjeçare që më 1998 i kishte dhuruar atij lule

Nuk lë datë të rëndësishme pa vizituar Kosovën.

William Walker dëshiron të festojë bashkë me kosovarët 10-vjetorin e pavarësisë, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Ndonëse Kosova ka ndryshuar që nga hera e parë kur ka qenë këtu, ai atë e sheh si shtëpinë e tij të dytë.

Ai tregon arsyet pse e do Kosovën dhe njëra ndër to është dëshira për makiato.

Walker ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që vetëm tre vjetët e fundit atje sheh edhe liderët kosovarë.

Walker thotë se dëshiron ta takojë vajzën, e cila i ka dhuruar një lule në Reçak e që atëherë ajo ishte vetëm 4-vjeçare.

Por përshtypjet e tij të para për Kosovën nuk ishin të mira, ndonëse nuk kishte shumë informacion se çka saktësisht po ndodhte gjatë viteve ’98.

Ai tregon se sa herë vjen në Kosovë, e viziton Reçakun dhe se nuk dëshiron të takohet me politikanët.

Ndonëse që nga 98-a viziton Kosovën, ai di shumë pak fjalë në gjuhën shqipe. Thotë që kjo i është bërë pengesë pse nuk ka provuar të gjej një grua shqiptare.

Miku i shqiptarëve thotë ndonëse është e lodhshme rruga nga Uashintoni në Kosovë, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri sa të mundet, pasi atë e motivojnë njerëzit e Kosovës dhe dashuria e tyre ndaj tij.

Walker do të qëndrojë në Kosovë 10 ditë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme