Për 10 vite shtet Kosova nuk arriti t’i përmbushë pritjet e të rinjve.
Shumë prej tyre të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se nuk është shënuar progres në shumë fusha, të cilat ata i konsiderojnë si të domosdoshme për një perspektivë më të mirë.
Cilësia e dobët në arsim dhe pamundësia për të lëvizur pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian, janë dy nga çështjet e papërmbushura përgjatë kësaj dekade shtet.