Kongresmeni amerikan, Eliot Engell, po merr pjesë në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Republikës për nderë të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës,
Në fjalën e tij, Engell, ka përgëzuar Kosovën për progresin e bërë në gjithë këto vite, duke thënë se me punën që është bërë meritohet vërtet të festohet.
Ai ka thënë se populli i Kosovës janë ndër popujt më miqësor në botë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai madje ka thënë se populli i Kosovës ia ka ndryshuar edhe jetën duke ia bërë më të pasur.
“ Duhet që të reflektojmë mbi atë se ku kemi ardhur, jo mbi atë që duhet të punohet. Nëse e shihni se ku ka qenë ky vend, dhe se ku po shkon ,unë them urime ditëlindjen Kosovë, sepse keni bërë një punë të mrekullueshme.Si vizitor që vij her pas here, shoh përparime. Mund të iu them se askund në botë nuk ka njerëz më miqësor ndaj SHBA-së , sesa në Kosovë” ka thënë Engell, shkruan Periskopi.
“Jam shumë me shpresë se të rinjët do ta kenë të ardhmen të sigurt në Kosovë” ka shtuar Engell.
Ai ka përgëzuar edhe arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi dhe ka thënë se shpreson që kjo çështje të miratohet në Kuvend.
“Dëshiroj që ta përgëzoje presidentin e Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe shpresoj që të miratohet në Kuvend.Vendimet e rëndësishme duhet të merren në mënyrë që Kosova të ecë përpara”, është shprehur Engell, raporton Periskopi.
“Dëshiroj që në dhjetëvejtorin e ardhshëm dëshiroj ta shoh Kosovën në NATO, BE, dhe në Kombet e Bashkuara.E dua popullin e Kosovës, sepse ma kanë ndryshuar jetën, ma kanë bërë më të pasur”, ka përfunduar ai.