Metro.co.uk ka shkruar për koncertin e Rita Orës të mbajtur mbrëmë në Prishtinë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe rrugëtimin në qytetin e saj të lindjes.
Në shkrimin e gazetës, thuhet:
Rita Ora e dëshmoi se shtëpia është aty ku është zemra, ndërsa u kthye në vendin e saj të lindjes për koncertin e pavarësisë.
Familja e saj u largua nga vendi i shkatërruar nga lufta më 1991, para se këngëtarja të mbushte 1 vjeç, por kjo nuk e ka ndalur atë që të krenohet prej nga vjen, duke u kthyer në vendin e saj për të festuar një dekadë pavarësi nga Serbia, transmeton Gazeta Express.
Ajo foli për rrugëtimin në vendin e saj të lindjes. Duke folur para koncertit, këngëtarja 27-vjeçare tha:
“Ka qenë një rrugëtim i gjatë arritja deri në këtë pikë dhe mendoj se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të pabesueshëm për vendin tonë”.
Rita e mbushi sheshin kryesor të kryeqytetit, Prishtinës, aty ku u mbajt koncerti, pasi turma e asaj që dukej të ishte mijëra njerëz u shfaq në koncert. Ajo shkoi atje për të performuar si “ambasadori dhe miku i tyre”, tha ajo në rrjete sociale, para se të takohej me Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Këngëtarja shtoi se ishte “aq e ngazëllyer që do të performoj në qytetin tim sonte”. Deri më tani viti 2018 ka qenë shumë i mirë për Ritën, dhe kur e mendon se jemi vetëm në ditën e 49’të të tij. /Express