Delegacione nga shtete të ndryshme kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës pas seancës solemne në Kuvendin e Kosovës.
Brohoritje të shumta pati kur kaluan edhe William Walker e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Pas pak, pritet të parakalojnë Forcat e Sigurisë dhe Policia e Kosovës.
Këto aktivitete po mbahen me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.