Senatori Johnson sot në Kosovë, Vuçiq ka kërkuar nga ai t’i lusë shqiptarët

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nga senatori amerikan Ron Johnson ka kërkuar që ta ndihmojë për t’i lutur shqiptarët të jenë të gatshëm, siç tha, për zgjidhje të vërtetë për Kosovën , që do të thotë kompromis, transmeton Koha.net.

“Lidhur me Kosovën kemi qëndrime të ndryshme”, ka vënë në pah Vuçiq.

“SHBA-ja e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kemi folur për këtë, e shpresa jonë është që në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë gjërat do të zgjidhen me kompromis. Serbia është e gatshme për këtë, porse për kompromis duhen dy palë dhe ai nuk mund të jetë nëse njëra palë është e kënaqur e tjetra jo”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se Johnson sot vjen në Prishtinë dhe ka përkujtuar se SHBA-ja ka ndikim të fuqishëm në krijimin e pavarësisë së Kosovës.

“Ne jemi të hapur për bisedime. Nuk po bëjmë turr në opinion çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur, çfarë guxohet dhe çfarë nuk guxohet. Nuk na duhet kjo për nevoja të brendshme e rrethanat politike. Për popullin tonë është me rëndësi ta bëjmë zgjidhjen e mirë për fëmijët ë tanë e që Serbia të mos poshtërohet as t’i zvogëlohet respekti që e ka”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme