Aksidenti tragjik, flasin banorët: Nëna kërkonte djalin, pamë tmerr me sy

Aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 4 të plagosur ka tronditur banorët e Velipojës, të cilët shprehen të shokuar se nuk kanë parë ngjarje të tillë për gjysmë shekulli.

Report Tv ka pyetur sot disa nga banorët e zonës, ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, ku humbi jetën babai dhe dy fëmijët e tij të vegjël, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë gruaja dhe vajza tjetër e tij. Shtetasit Miruk Paloka dhe Gjon Gjeka kanë rrëfyer tmerrin që ka parë, ndërsa tregojnë se prej 50 vitesh nuk kishin parë një aksident të tillë.

“Pamë tmerrin me sy, nëna kërkonte djalin”, thanë banorët.

Ndërkohë, ka qenë parakalimi i gabuar i njërës makinë, që i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve, djalit 9-muajsh dhe vajzës 5 vjeçe. Ndërkohë, policia vijon hetimet në vendngjarja, ku ka larguar makinën tip ‘Fuoristradë’, të cilët e ka dërguar në stacionin e policisë në Velipojë, aty ku është dërguar dhe makina tjetër e përfshirë në aksident ‘Alfa Romeo’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme