Kompania e njohur Asus pritet të zbulojë serinë e re Zenfone në MWC 2018 javën e ardhshme dhe së paku tre telefona të rinj do të prezantohen – Zenfone 5 i avancuar me kamerë të dyfishtë, Zenfone 5 Lite dhe Zenfone 5 Max me bateri të madhe.Lexoni edhe:
Gjatë fundjavës, në uebfaqen e njohur AnTuTu është shfaqur një telefon i Asusit me emrin kodues Z01RD dhe procesor Snapdragon 845, transmeton Koha.net. Ky mund të jetë Zenfone 5 dhe kjo uebfaqe zbulon se telefoni do të vijë me ekran në raport 18:5:9 dhe rezolucion prej 2246 x 1080 pikselë.
Z01RD, po ashtu, pritet të vijë me 6 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android Oreo.