Publikohen letrat e ish presidentit të Francës për dashnoren e tij sekrete

Presidenti i ndjerë socialist i Francës, Francois Miterrand, ishte i njohur si joshësi i madh i politikës franceze.
Tani, më shumë se 20 vite pasi ka ndërruar jetë, ai ‘rikthehet’ sërish si joshës.

Në Francë është publikuar një libër me letra që Miterrand i dërgonte Anne Pingeot, dashnores së tij sekrete dhe nënë e fëmijës së tij nga viti 1974.

Bëhet fjalë për më shumë se 1200 letra të dërguara nga viti 1962 deri në vdekjen e tij në vitin 1996.

Letrat tregojnë një anë të presidentit, që personi i tij publik si një sfinks nuk e tradhtoi kurrë.

Ata janë plotësisht të dashuruar, të përkushtuar dhe të butë përkundrejt njëri-tjetrit.

Nuk është çudi që libri, i cili përkon me njëqindvjetorin e lindjes së Miterrand, ka provokuar një periudhë nostalgjike për këtë njeri të madh, përballë të cilit presidentët e sotëm vyshken nga krahasimi.

Miterrand ishte një senator socialist dhe ish-ministër 46-vjeçar kur u takua me Anne Pingeot, 27 vjet më e vogël, në një plazh në jugperëndim të Francës.

Ajo ishte vajza e një familje të njohur katolike nga Clermont-Ferrand, të lidhur me manjatët e gomave Michelin, dhe ishte babai i saj që u bë mik me Miterrand.

Letra e parë e regjistruar daton në tetor të vitit 1962, kur ai i premton Anne se do i dërgojë një kopje të librit mbi Sokratin.

Dy vite më vonë është e qartë se ata janë lidhur pasi nuk përdorin më ‘ju’, por ‘ti’.

Letrat kanë hequr çdo dyshim se Anne ishte njeriu më i rëndësishëm në jetën e Miterrand.

Që prej vitit 1944, ai ka qenë i martuar me Danielle Gouze dhe kishin dy djem.

Gjatë karrierës politike, Danielle, me pikëpamjet e saj politike-ishte shoqëruesja zyrtare.

Por pas skenave ai ushqente dhe ushqehej nga dashuria për Anne, që u bë specialiste mbi skulpturat e shekullit të 19-të dhe më vonë kuratore në Muzeun Orsay në Paris.

Pavarësisht diferencës në moshë, ata kishin interesa të përbashkëta për letërsinë, Francën, artin dhe idetë – dhe Miterrand ndjente se Anne ishte ajo me të cilën mund të komunikonte në planin spiritual.

“Pranë teje, bashkë me ty, tek ti-kjo është ajo që jam unë. Është një paradoks i pabesueshëm: Ekzistoj në çdo moment që jam shpërndarë tek ti”, i shkruante ai shkurt pasi ishin lidhur në vitin 1964.

Ai e quan atë Nannon, Nannour dhe Animour.

Ajo e quante Cecchino.

Mes dashurisë dhe erotizmit ka edhe letra politike.

Letrat u shtuan deri në vitin 1974, kur lindi vajza e tyre, Mazarine.

Nga ky moment, të tre kanë një jetë më familjare, edhe pse sekrete.

Në fund të jetës, ndërsa vuante nga kanceri, ai i shkruante asaj: “Lumturia ime qëndron tek të menduarit për ty dhe dashuria për ty. Ti gjithmonë më ke sjellë më shumë. Ti ke qenë shansi i jetës sime. Si nuk rritet më dashuria ime?”

Anne Pingeot vetë, tashmë 73 vjeç, i ka mbajtur letrat në kuti këpucësh.

Ajo pranoi të publikoheshin me një kusht: Ajo nuk do luante asnjë rol në promovimin e librit.

Nuk do ketë asnjë intervistë.

Disa thonë se ajo dëshiron të qartësojë gjërat.

Për shumë vite francezët e kanë parë si një viktimë: një dashnore që detyrohet të fshehë dashurinë e saj, dhe, kur Miterrand vdiq, vajtonte vetëm me të bijën.

Me këtë libër, ajo bëhet një figurë kryesore në historinë e Francës moderne. /mapo.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme