Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë, ka shpërthyer sot duke nxjerrë pluhur të dendur në lartësi deri në 5000 metra
Agjencia indoneziane për situata të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se për momentin nuk janë regjistruar viktima.
Qendra rajonale për studimin e vullkaneve me seli në Australi, ka dhënë alarmin e kuq për kompanitë avionët e të cilëve fluturojnë në këtë zonë.
Mali Sinabung me lartësi 2600 metra në zonën Karo, me shekuj ka qenë e qetë para aktivizimit në gusht të vitit 2010, kur kishin vdekur dy persona dhe 30 mijë ishin evakuuar.
Në erupsionin vitit 2014 kishin humbur jetën 16 persona, transmeton “Zeri.info”.
Kjo zonë është në mesin e 120 vullkaneve aktiv në Indonezi, ku shpërthimet dhe tërmetet janë të shpeshta, pasi gjendet në zonën e ashtuquajtur unaza e zjarrtë e Paqësorit.
Ekspertët e vullkaneve paralajmërojnë se mund të ndodhë një shpërthim me përmasa katastrofale, pasi ky vullkan ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe nëse ndodh kjo, miliona njerëz janë të rrezikuar në shumë pjesë të botës.