Veturat luksoze shkatërrohen nga një buldozer me urdhër të presidentit të Filipineve

Me urdhër të presidentit të Filipineve Rodrigo Douterte, më shumë se 20 vetura luksoze të konfiskuara janë shkatërruar të martën në këtë shtet.

Kjo është pjesë e strategjisë së Duterte kundër krimit dhe korrupsionit. Ai personalisht e mbikëqyri shkatërrimin nga një buldozer, përcjell gazetametro.net.

“Jepni ato te blerësit e hekurit. Ata nuk mund të kenë vetura të tilla, por ata mund të marrin diçka prej tyre. Bëjini lodra prej tyre”, tha Duterte.

Veturat u kapën në vepër nga zyrtarët e doganave dhe pronarët u akuzuan për shmangie nga taksat. Vitin e kaluar, u kapën vetura në vlerë rreth 3 milionë euro.

“Dëshironi të importoni vetura? Së pari paguani taksat. Që tani e tutje, do të bëhet një praktikë për të shkatërruar automjetet luksoze të kontrabanduara”, tha Duterte. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme