Pa pajtueshmërinë e Listës Serbe, nuk ka seancë për Demarkacionin

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej të dielën, ku në rend dite ishte votimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, është shtyrë për një ditë tjetër.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk u shpreh i sigurt se koalicioni qeverisës i ka votat për miratimin e kësaj marrëveshje.

Lista Serbe është ajo që po e bllokon ratifikimin e demarkacionit, pasi sipas tyre së pari duhet të votohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se caktimi i seancës për demarkacionin është i varur nga serbët.

“Nëse arrihet pajtim me Listën Serbe seanca mbahet nesër në orën 14:00. Nëse deri në mbrëmje nuk ka ndonjë pajtueshmëri atëherë nuk dihet se kur do të mbahet kjo seancë”, thotë ky burim.

Kjo marrëveshje pritet të shkojë para deputetëve së bashku me aneskin e dakorduar në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Votën pro ratifikimit e ka deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje aneks-marrëveshjen e arritur në mes dy shteteve e ka quajtur mashtrim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme