Intelektualët maqedonas dhe shqiptarë, pikëpamje të ndryshme për emrin

Mbi 200 intelektualë nga Maqedonia kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Zyrtarë nga Lidhja Social-Demokratike në pushtet e kryeministrit, Zoran Zaev, thonë se personalitetet që kanë dhënë firmën në ketë letër janë po ata që kanë kundërshtuar shumë procese në vend, përfshirë edhe ato të pajtimit ndëretnik.

Sipas tyre, ata njihen edhe si mbështetës të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.

“Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë është domosdoshmëri për zhbllokimin e procesit eurointegrues, që po zgjat tani 27 vjet. Kuptohet se edhe ne jemi për zgjidhje që nuk do të rrezikonte interesat nacionale dhe shtetërore, por me ndihmën edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë besojmë se do të arrijmë një zgjidhje të pranueshme për të dyja shtetet”, thonë nga LSDM-ja.

Intelektualët, në mesin e të cilëve, akademikë, profesorë universitarë, aktorë, mjekë dhe personalitete tjera kanë pyetur drejtuesit e institucioneve se “kush i ka autorizuar të negociojnë për emrin dhe identitetin si dhe për nënçmimin që po përjeton Maqedonia në procesin e bisedimeve”.

Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri nuk kanë mandat të ndryshojnë emrin, madje edhe vetëm për përdorim ndërkombëtar, thonë intelektualët në letrën drejtuar institucioneve.

“Rezoluta 817 e Këshillit të Sigurimit, si pikë të vetme në bisedime, parasheh dallimet rreth çështjes së emrit. Prej nga tani dolën kërkesat apo bisedimet edhe për çështjen e identitetit, për gjuhën, për akronimet, e kështu me radhë. Këta që nga fillimi i bisedimeve dolën nga mandati i tyre. Ata nuk kanë mandat që të bisedojnë për gjëra të tilla”, thotë Sollza Gërceva, një nga nënshkrueset e letrës.

Intelektualët thonë se shpejtësia me të cilën po udhëhiqet procesi, krijon perceptim të gabuar se gjoja tani është momentin që të zgjidhet kontesti.

“NATO-ja do të na pranojë në atë moment ku do ta njoftojmë se problemi është zgjidhur, nuk ka nevojë të përshpejtojmë. Këtu mendoj se kemi të bëjmë me propagandë se gjoja tani është momenti”, ka deklaruar Biljana Vankovska, profesor në Universitetin e Shkupit.

Por, reagime për çështjen e emrit ka pasur kohë më parë edhe nga intelektualët shqiptarë, megjithatë kërkesat e tyre janë të kundërta me ato të intelektualëve maqedonas.

Ata kërkojnë përfshirjen edhe të shqiptarëve në bisedimet për emrit, duke theksuar se për ta është e papranueshme çfarë do qoftë zgjidhje e cila nuk do të pasqyronte realitetin demografik në Maqedoni.

Roli i shqiptarëve, sa i përket negociatave për çështjen e emrit, duhet të jetë vendimtar pasi Maqedonia edhe pse është përcaktuar apo deklaruar si shtet unitar, në realitet Maqedonia është shtet binacional dhe ky fakt apo gjendja në terren, duhet të reflektohet në emrin e ri të Maqedonisë”, ka deklaruar Shpëtim Pollozhani, nga Forumi i Intelektualëve Shqiptarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme