Nuk ndalet lista e atyre që refuzojnë të pranojnë dekoratat që Presidenti Hashim Thaçi i ndau për nder të përvjetorit të 10 të pavarësisë së Kosovës.
Këtë nderim nuk do ta pranojë as njëri prej ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Thaçit, Fatmir Limaj, ka mësuar KTV-ja nga burime pranë tij.
Limaj pritet që së shpejti vetë të bëjë të ditura arsyet e refuzimit.
Më parë, dekoratat i refuzuan edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, familja e Agim Zatriqit, Koha Ditore dhe Radio Kosova e Lirë.