Haradinaj: Rama të merret me zhvillimin e Shqipërisë, s’ka nevojë ta mësojë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar debatin me kryeministrin Edi Rama.

Nga Stantergu, shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga Rama që të merret më shumë në zhvillimin e Shqipërisë sesa të dalë me ide tjera apo të mësojë Kosovën se si duhet ecur përpara.

“Po të ishte Shqipëria sot në BE, do të ishte shumë mirë, sepse ata do të mund të insistonin në vendosjen e kushteve fqinjit tonë (Serbisë)”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.

Kryeministri ka paralajmëruar nisjen e shpejtë të punës së Trepçës si ndërmarrje e re dhe ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve të pakicave, duke aluduar në serbët e veriut, “duhet të dinë se Kosova ka udhëheqës” dhe shtoi se ata mund t’i bashkohen zhvillimit të Trepçës.

Haradinaj ka thënë se ky vit do të jetë i Trepçës, si theksoi se dhe do të bëhet shpejt funksionalizimi i këtij gjiganti sipas ligjit te ri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme