Një 40- vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së saj, raportojnë mediat greke. Sipas protothema.gr mësohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të banesë së saj, në rrugën Aghia Paraskevi në Chaidari.
Sipas informatave të para, gruaja 40-vjeçare është transferuar në spitalin Tzanei, dhe ka ndërruar jetë si shkak i gjakderdhjes.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.